Transmetuar më 22-03-2019, 11:07
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.

Rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, E.T., 30 vjeç, duke drejtuar motoçikletën e tij, ka humbur kontrollin.

Për pasojë është përplasur me shtyllën e ndriçimit, duke pësuar dëmtime të shumta.

I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al