Transmetuar më 22-03-2019, 10:37

Një ditë pas protestës së djeshme të opozitës para Parlamentit, por edhe pas rikthimit të kryedemokratit Lulzim Basha nga Brukseli, nisin takimet.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka shkuar ditën e sotme në zyrën e Lulzim Bashës.

Gjatë takimit mendohet se po diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit politike, pas djegies së mandateve të deputetëve nga opozita.

Po ashtu pritet të diskutohet edhe për takimet që Basha pati në Bruksel, lidhur me situatën politike në vend.

Sakaq lidhur me protestat e opozitës, pak ditë më parë ambasadori Norman shkroi se, “Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësor”. /a.y/noa.al