Transmetuar më 22-03-2019, 09:58

E shiti vajzën e saj 5 vjeçe tek një pedofil. 36-vjeçarja Shirley Harmon, nga kontoja e Ector në Texas, pranoi se ka lejuar një burrë që të abuzojë seksualisht me vajzën e saj në disa raste.

Abuzimet kanë nisur në vitin 2017 dhe kanë zgjatur deri në shkurt të vitit 2019. Burri që abuzonte me të miturën ishte një 62-vjeçar me emrin Gary Landreth, i cili ishte i gatshëm që të paguante për kënaqësinë e tij.

Viktima e pafajshme kishte nisur të abuzohej qysh kur ishte vetëm 2 vjeçe.

Ajo kishte kundërshtuar disa herë, duke kërkuar ndihmë dhe duke iu lutur të ëmës që të mos bënte gjëra të tilla, por gruaja, e kishte lejuar pedofilin që të abuzonte me vajzën.

Pas shumë vitesh abuzim, policia mori sinjalizimet e para, duke çuar në arrestimin e gruas, shkruan noa.al.

Fillimisht në polici Harmon mohoi çdo gjë, ndërsa më tej rrëfeu se kishte marrë 400 euro nga 62-vjeçari. Nëna e vajzës, ndodhet në burg, ndërkohë që pedofili u lirua dhjetë ditë pas ndalimit, për shkak se pagoi për tu liruar me kusht.

Tashmë që të dy janë në pritje të procesit gjyqësor ndaj tyre. /a.y/noa.al