Transmetuar më 22-03-2019, 09:38

Presidenti Ilir Meta uron gjithë shqiptarët me rastin e festës së Novruzit.

Për këtë ai publikon dy fotografi nga një vizitë në selinë e bektashinjve.

“Të dashur miq,

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al