Transmetuar më 21-03-2019, 21:50

Një djalë i vogël mbijetoi duke ngrënë bar në një shkretëtirë, pasi humbi papritur.

Ngjarja ndodhi në Argjentinën Perëndimore, ku Benjamín Sánchez u zhduk gjatë një udhëtimi familjar të dielën dhe u gjet nga një ekip vullnetarësh 21 km larg vendit ku u pa për herë të fundit.

"Ishte ftohtë, fjeta keq duke u shtrirë mbi një shkëmb", tha djali.

Ai  u shpreh se mbijetoi duke ngrënë bar dhe duke pirë ujë nga një lumë.

Pasi u shpëtua pasditen e së hënës, fëmija u dërgua me helikopter në një spital në San Juan.

Benjamin u gjet i ulur nën një pemë nga një motoçiklist pas një operacioni kërkimi ku u përfshinë rreth 1 mijë policë, zyrtarë të mbrojtjes civile dhe vullnetarë. /k.k/noa.al/