Transmetuar më 21-03-2019, 20:08

Një person humbi jetën në orët e para të mbrëmjes në rrugën Velipjë-Shkodër.

Viktimë mbeti Bujar Bujaj, 40 vjeç.

Ky i fundit ishte duke ecur teksa u përplas nga një makinë tip Benz.

40-vjeçari u transportua për në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, me inicialet M.L, është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit. /k.k/noa.al/

Makina përplas për vdekje një person, humbi jetën rrugës për në spital