Transmetuar më 21-03-2019, 19:12

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policore italiane, pasi u kapën me një sasi prej 2.5 kg kokainë.

Ata janë dy të rinj, të identifikuar me inicialet U.K dhe TD, 24 dhe 26 vjeç.

Policia u vu në ndjekje të tyre pasi i pa të shoqëroheshin me dy persona që ishin arrestuar me parë.

Pas një sërë ndjekjesh, policia italiane ka kontrolluar një shtëpi të pabanuar në Casanova, Lonati, ku dy shqiptarët ishin parë të hynin e të dilnin shpesh.

Gjatë kontrolleve u zbulua se dtoga ishte fshehur poshtë pllakës së dushit. Dy rinjtë, të cilët rezultonin edhe me precedentë të mëparshëm penal, u arrestuan dhe janë në pritje të vendimit të gjykatës. /k.k/noa.al/