Transmetuar më 21-03-2019, 18:27

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jessica Simpson është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë publik në Twitter vetë këngëtarja duke njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-lojtari i NFL-së, Eric Johnson, janë bërë prindër të një vajze më 19 mars.

Ajo tha gjithashtu se vogëlushja, që është pagëzuar me emrin Birdie Mae Johnson, peshon plot 4.9 kg.

38-vjeçarja u fotografua me familjen disa javë më parë dhe mezi njihej për shkak të kileve të tepërta që shtoi gjatë javëve të fundit.

Lufta me kilogramët pas shtatzënive e ka shtyrë të flasë publikisht për këtë temë. “Që nga koha kur jam bërë nënë dhe tani shtatzënë, vetja më duket më tërheqëse”,- tha ajo kohët e fundit në një intervistë duke motivuar kështu të gjitha nënat të cilat ndihen keq me trupin e tyre pas lindjes.