Transmetuar më 21-03-2019, 16:58

Një tjetër deputet i partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Bëhet fjalë për Adriatik Alimadhin, deputet i PD-së në Vlorë. Alimadhi është ndër të tjera edhe kryetar i Partisë Balli Kombëtar, si dhe aleat i PD-së.

Alimadhi do të bëhet kështu deputeti i gjashtë i listës rezervë të PD në Parlament.

Deputetët e rinj të betuar në Kuvend, nga radhët e LSI: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani.

Deputetët e rinj të betuar në Kuvend, nga radhët e PD: Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamleo, Lefter Maliqi.

Kuvendi i Republikës në këto momente numëron 96 deputetë, ku nga ‘opozita e re’ aktualisht numërohen 16 deputetë.

Alimadhi pas verifikimeve të kryera do të betohet si deputet për qarkun e Vlorës duke shtuar numrin e ligjvënëseve në 97 gjithsej.