Transmetuar më 21-03-2019, 15:32

Pas takimit në Bruksel me PPE, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi të bërë në Twitter.

Basha tha se Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve ka deklaruar se nuk mund të bëhet kompromise me demokracinë.

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.”

PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan Basha.

Më herët pas 5 orësh në shesh është mbyllur protesta e sotme e opozitës e cila nisi në orën 10:00. Me një fjalë të nënkryetarit të PD-së, Edi Palokës opozita i ka dhënë fund protestës së saj të gjashtë.

“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerër veç fitores. Nuk ka asnjë forcë që të mbajë qytetarët për të mos protestuar për të drejtat e tyre.

Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të kthehet demokracia në Shqipëri. Ju falënderoj dhe jam i bindur që me forcën tuaj do i shkojmë në fund kësaj rrugë”, tha Paloka./b.l/noa.al/