Transmetuar më 21-03-2019, 14:28

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon ndaj protestës së sotme para Parlamentit.

Ai thotë se protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat, pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj.

Ish-deputetë të opozitës dhe mbështetës të tyre pas afro tre orë e gjysmë protestë, mardhuan drejt policisë së kryeqytetit. Gjithçka pas thirrjes së ish-deputetit demokrat Flamur Noka, për shkak se tha janë shoqëruar protestues të shumtë.

Sakaq protestuesit kanë thirrur në kor “Polici e krimit”, “Polici e leshit”, “Lironi djemtë tanë”, “Poshtë ministri i Brendshëm”.

Më herët në mënyrë të përsëritur protestuesit u përplasën me policinë para Parlamentit, duke shënuar momente tensioni. Por ndryshe nga protestat e tjera, në të sotmen, e cila është e gjashta e opozitës, është përdorur vetëm një herë gaz lotsjellës.

Nga ana e tyre protestuesit nuk kanë kursyer shashkat dhe flakadanët drejt policisë dhe oborrit të parlamentit.

Sakaq Garda e Republikës i ka drejtuar një thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, duke thënë, “Merrni masa të menjëhershme për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme. Po dëmtohen punonjësit e policisë. Policia do të ndërmarrë masa për shpërndarjen e tubimit”.

Në fjalën e saj nga protesta, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se opozita e mbështetur nga qytetarët nuk do të bëj asnjë hap mbas.

Në protestën e sotme mungon kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë në Bruksel, për takime të nivelit të lartë lidhur me situatën në vend. /a.y/noa.al

Protestuesit mblidhen te Drejtoria e Policisë Tiranë: Lironi vëllezërit tanë

Nga mësymja drejt Parlamentit, protestuesit ndryshojnë strategji

Drejt Parlamentit, protestuesit shtytje dhe shashka. Garda: Policë të lënduar, do ketë masa

Kryemadhi: Asnjë hap pas! Protestuesit konfrontohen me policinë

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjonit i hidhet bojë