Transmetuar më 21-03-2019, 14:18

Ka ndërruar jetë në spital 18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, e cila mbeti e plagosur ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.

E reja e cila u transportua me helikopter baskë me të fejuarin nga spitali i  Gjirokastrës drejt Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta.

Në gjendje të rëndë vijon të jetë i fejuari i saj Sokol Brahimi 28 vjeç.

Gjatë aksidentit të mëngjesit të sotëm u përplas një automjet tip “Volkswagen” me autobusin e linjës Sarandë-Elbasan.

Por krahas dy të rinjve që udhëtonin me automjetin, mbetën të plagosur edhe shtatë pasagjerë të autobusit.

Ata janë Endrikejd Kapa, 17 vjeçc, Syrja Brahimi, 54 vjeç, Petrit Rrapaj, 56 vjeç, Hanko Mara, 52 vjeç, Zengjin Sina, 62 vjeç, Fatmir Selfaj, 60 vjeç dhe Robert Aliko, 55 vjeç. /a.y/noa.al

Përplasja e autobusit me makinën, kush janë 9 të plagosurit/ Emrat