Transmetuar më 21-03-2019, 12:04

Një makinë është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat, duke u përplasur me stadiumin.

Aksidenti ka ndodhur ende pa zbardhur e enjtja, ku një mjet tip “Range Rover” është përplasur me stadiumin e Tomorit.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit.

Mësohet se makina ka kaluar rrethrrotullimin, duke u përplasur me stadiumin.

Por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur pasoja të rënda, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al