Transmetuar më 21-03-2019, 11:22

Janë nëntë personat e plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.

Mësohet se gjatë aksidentit janë përplasur një automjet tip “Volkswagen” me autobusin e linjës Sarandë-Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës Sokol Brahimi 28 vjeç dhe pasagjerja, e fejuara e tij Shqiponja Xhafa 18 vjeçe.

Për shkak të gjendjes së rëndë, dy të fejuarit janë transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Mësohet se krahas dy të rinjve që udhëtonin me automjetin, kanë mbetur të plagosur edhe shtatë pasagjerë të autobusit.

Ata janë Endrikejd Kapa, 17 vjeçc, Syrja Brahimi, 54 vjeç, Petrit Rrapaj, 56 vjeç, Hanko Mara, 52 vjeç, Zengjin Sina, 62 vjeç, Fatmir Selfaj, 60 vjeç dhe Robert Aliko, 55 vjeç. /a.y/noa.al