Transmetuar më 21-03-2019, 08:41

Një mjek akuzohet se iu ka vjedhur 400 mijë sterlina, dhe më pas ka vrarë të dashurën dhe është i vetëvrarë duke përdorur shprehjen “Është koha të vdesim”.

Mjeku Titus Bradley, 42 vjeç, u arratis në ishujt e Capo Verde në Afrikë, bashkë me të dashurën Noemi Gergely, pasi u akuzua se ka vjedhur para nëpërmjet praktikave mjekësore në studion e tij në Hastings, në East Sussex, Angli.

Pak javë para vrasje-vetëvrasjes, ai i kishte treguar të ëmës se kishte probleme me paratë dhe se ishte penduar që kishte lënë gruan e tij të parë dhe dy fëmijët.

Në 15 prill të vitit 2018, doktor Bradley dhe e dashura e tij Noemi u kapën duke diskutuar në një hotel në ishullin e Santa Antao.

Vajza i kishte thënë një punonjësi të recepsionit se partneri i saj e kishte qëlluar, por më pas ishte kthyer në dhomën e tyre, shkruan noa.al.

Më pas personeli dëgjoi disa zhurma të çuditshme nga dhoma dhe kur shkuan për të kontrolluar, gjetën trupat e pajetë të çiftit në banjë, bashkë me një pistoletë 6.35 mm.

Hetimet e policisë siç shkruan ‘Mirror’ zbuluan se doktori kishte qëlluar me plumb në kokë vajzën me origjinë nga Hungaria dhe më tej i kishte dhënë fund jetës me të njëjtën armë. /a.y/noa.al