Transmetuar më 21-03-2019, 08:07

Një makinë tip fuoristradë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ngjarja është shënuar teksa mjeti ka qenë i parkuar pranë Gjykatës së Vlorës.

Paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur qëllimisht, çka ka bërë që të shkrumbohet i gjithi.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton për të zbardhur rrethanat e djegies së mjetit.

Sakaq i zoti i makinës, Ridvan Mura, po merret në pyetje nga policia për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tij. /a.y/noa.al