Transmetuar më 21-03-2019, 07:59
Kamioncina e aksidentuar

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Baz-Burrel.

Mësohet se një makinë tip kamionçinë ka dalë nga rruga, duke bërë që të gjejë vdekjen drejtuesi i mjetit.

Viktima është Besim Daçi 30 vjeç, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al