Transmetuar më 20-03-2019, 21:16

Një sherr me thika ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Skelës në Vlorë.

Protagonistë të ngjarjes kanë qenë disa të rinj që u konfiktuan me njëri-tjetrin.

Për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Noa ka mësuar se motivet e sherrit janë banale, ndërsa në zonë ka pasur lëvizje të konsiderueshme të njerëzve.

Për fat të mirë i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/