Transmetuar më 20-03-2019, 21:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në një ndeshje futsallë në Portugali.

Një lojtar 28-vjeçar, i quajtur Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao ka pësuar atak kardiak, 13 minuta para përfundimit të takimit kundër Portimonense.

Takimi luhej për divizionin e dytë të futsallit portugez.

Lojtarët dhe tifozët mbetën në ankth gjatë këtij momenti.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të të dyja skuadrave për ta mbajtur në jetë, lojtari nuk ka mundur të mbijetojë. 

Ai u transportua drejt spitalit, por ndërroi jetë, para se të mbërrinte atje./a.k/noa.al/