Transmetuar më 20-03-2019, 20:34

Autori i dyshuar i vrasjes së frikshme te Liqeni Artificial në Tiranë, është dorëzuar tek autoritetet policore.

I dyshuari Islam Myrtaj, 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij”, – konfirmuan për noa.al, burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

Policia e Tiranës po e trumbeton vetëdorëzimin e të dyshuarit, si një sukses të saj.

Në një komunikatë për shtyp që dërgoi pak çaste më parë, thuhet se dorëzimi i Myrtajt, erdhi “pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar”.

Shkak për vrasjen 62-vjeçarit dyshohet se u bë një konflikt i hershëm për një borxh të pashlyer.

Sipas hetimeve të para, bazuar edhe në dëshmitë e mbledhura pas atentatit, sherri mes ish të dënuarit politik dhe autorit të krimit ka ndodhur për një shumë rreth 46 mijë euro që pretendohet se autori i detyrohej viktimës.

Ekzekutimi i 62-vjeçarit është kryer në sy të djalit të mitur, mbrëmjen e të shtunës teksa Baçinovski dhe i biri në moshë të mitur, kishin dalë për shëtitje në zonën e Liqenit Artificial. Krimi ndodhi më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Haxhi Baçinovski, 62 vjeç.

Sakaq, në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale. /noa.al/

Vrasja te Liqeni, zbardhet dëshmia e mikut të autorit

Vrasja te Liqeni Artificial, arrestohet personi që shoqëroi autorin e dyshuar

Borxhi prej 46 mijë eurosh, identifikohet autori i vrasjes tek Liqeni Artificial

Vrasja e ish-të përndjekurit politik tek Parku i Liqenit, për një borxh 46 mijë euro

Vrasja te Liqeni në Tiranë, djali zbulon autorin e dyshuar

Një person ekzekutohet me armë zjarri te Liqeni Artificial në Tiranë, dyshohet për atentat