Transmetuar më 20-03-2019, 12:42

Ka kaluar një muaj nga dita kur djali i saj erdhi në jetë dhe tashmë e mësuar me praninë e tij në jetën e saj, emocionet janë të forta.

Djali i moderatores Elita Rudi dhe reperit Asdren Gjikolli, i njohur nga të gjithë si Gjiko, këtë të martë ka mbushur një muaj.

Mami Elita ka publikuar një fotografi ku zbulon fytyrën dhe gjithë portretin e Zërit të vogël bashkë me një urim emocionues, “Buzëqeshja jote-Lumturia ime.

Të don nana. Ushqimi i shpirtit! Gëzuar 1 mujorin”

Në një foto të fundit Elita u shfaq pa asnjë gjurmë nga shtatzënia, ndërkohë që shihet e veshur me pantallona të verdha dhe gjysmë bluzë, duke nxjerr zbuluar barkun. /a.y/noa.al