Transmetuar më 20-03-2019, 11:40

Kërkoi që të mbanin qetësi pasi fëmijët e saj po flinin, por u rrah deri në gjakosje.

34-vjeçarja Anca Si Piticii, nënë e dy fëmijëve u rrah egërsisht nga një grup adoleshentësh jashtë shtëpisë së saj në Balby të Doncaster, Angli.

Sulmi ndaj saj mendohet të jetë bërë për motive racore, duke qenë se të rinjtë menduan se gruaja ishte polake.

Anca po nderte rrobat në ballkon, kur dëgjoi një grup adoleshentësh duke kaluar dhe duke bërë zhurmë, kështu që ju kërkoi të mbanin qetësi, pasi në të kundërt rrezikonin që ti zgjonin dy fëmijët 3 dhe 6 vjeç.

“Një nga vajzat mu afrua dhe më thirri me gjithfarë mënyrash. I kërkova që të ulte tonin e zërit dhe të rinte larg pronës time private duke e lajmëruar se do njoftoja policinë”, tregon gruaja e cila pak më vonë u sulmua.

Dhjetë adoleshentë, mes tyre disa vajza iu sulën kundër, duke e goditur deti në gjakosje.

Ajo nxitoi të futej në banesë por të rinjtë nisën të shanin dhe të godisnin me shqelma derën, për tu ndalur vetëm pasi panë të afrohej një makinë, shkruan noa.al.

Anca drejton gishtin nga policia, duke e akuzuar se mbërriti shumë vonë nga telefonata, “Më thanë se ishte e shtunë mbrëma dhe se me lokalet e natës që ishin hapur, nuk arrinin që të menaxhonin situatën”. /a.y/noa.al