Transmetuar më 20-03-2019, 09:37

Injektoi lëng frutash në vena për të marrë më shumë vitamina dhe për të qenë më e shëndetshme, por përfundoi në spital. Një grua 51-vjeçare vendosi që të eksperimentonte një mënyrë natyrale për të marrë më mirë vitaminat e frutave, e bindur se në këtë mënyrë do të ishte më e fuqishme.

Sajoi një lloj serumi me një enë me lëng nga 20 lloje të ndryshme frutash, duke e lejuar që të depërtonte në venat e saj.

Por pas disa orësh gruaja nisi të ndihej keq, me temperaturë të lartë dhe me kruajtje të forta, duke bërë që familja ta dërgojë me urgjencë në spital. Vetëm pas dërgimit në spital, familjarët zbuluan se çfarë kishte bërë gruaja.

Mësohet se ajo ishte ndjerë keq për shkak të një infeksioni të rëndë në veshka, mëlçi, mushkëri dhe zemër, por fatmirësisht në sajë të antibiotikëve dhe dializës arrti që të përmirësohet dhe u nxor nga spitali.

Por edhe në shtëpi duhej të kujdesej për veten, kështu që gruaja kineze me emrin Zeng, vendosi që të ndihmonte veten me vitamina, ku mendoi që të injektonte lëng frutash në vena, në mënyrë që të përfitonte më shuam vitamina, shkruan noa.al.

Fatmirësisht mjekët arritën ta shpëtojnë gruan pas aventurës së rrezikshme të 27 shkurtit, ndërkohë që vendosën ta bëjnë rastin publik, në mënyrë që episode të tilla të mos përsëriten. /a.y/noa.al