Transmetuar më 20-03-2019, 09:10

Ishte duke u larë në vaskën e banjës teksa telefoni i saj ishte në karikim, duke bërë që të gjejë vdekjen.

14-vjeçarja Yulia Vysotskaya, gjeti vdekjen në shtëpinë e saj në Cheboksary të Rusisë, pasi celulari që ishte në karikim, rrëshqiti dhe ra në kontakt me ujin.

Smartphone mendohet se rrëshqiti aksidentalisht këtë të shtunë, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet nga prindërit e saj, të cilët lajmëruan ndihmën e shpejtë.

Por mjekët nuk kishin çfarë të bënin, duke e deklaruar të vdekur, shkruan noa.al.

Ky nuk është rasti i parë i ngjashëm që ndodh, pasi pak kohë më parë po në Rusi dy vajza humbën jetën në të njëjtën mënyrë. /a.y/noa.al