Transmetuar më 19-03-2019, 21:06

Në pamje të parë, secili mendon se një shqiponjë e ka të lehtë për të mposhtur një ketër dhe të hajë të vegjëlit e tij.

Por ja që jo gjithmonë ndodh kështu.

Ketri tenton të mbrojë të vegjlit e tij, të strehuar në degë të një peme në Lincoln të Maines.

Pavarësisht që natyra e favorizon kundërshtarin e saj, instinkti i ketrit largon çdo rrezik të mundshëm, pavarësisht se ngacmohet vazhdimisht dhe sulmohet nga shqiponja.

Pas 10 minutash luftë, shqiponja më në fund vendos të largohet dhe të kërkojë një vakt më të lehtë ushqimor.

Fotografi i botës së egër, Roger Stevens Jr, kapi momentet në formë fotografish të konfrontimit.