Transmetuar më 19-03-2019, 20:28

Dita e dasmës së Selimit dhe Xhenetit ka ardhur.

Xhenet i thotë Arzus se është shumë e lumtur aq sa ka edhe frikë.

Arzu i thotë Xhenetit se do i qëndrojë pranë gjithmonë asaj dhe Melisës dhe nuk do lejojë tu ndodhë asgjë e keqe.

Selim shkon të marrë nusen. Melisa rregullon Xhenetin për ditën e saj më të bukur dhe përlotet.

Selim mahnitet kur sheh Xhenetin me fustanin e nusërisë.

Xhenet dhe Selim e mbajnë dasmën në një ambient të dekoruar me lule të bardha dhe ftojnë njerëzit e tyre më të dashur.

Të gjithë duken të lumtur për çiftin e ri.

Xhenet dhe Selim i thonë “Po” njëri-tjetrin dhe martohen pas shumë vuajtesh që kaluan.

Sipas revistës "Who", Melisa dashurohet me këngëtarin e dasmës së Xhenetit dhe Selimit.

Ata nuk ja ndajnë sytë njëri-tjetrit dhe Xhenet e Selim e vënë re këtë.

Selim prezanton shokun e tij këngëtar Xhemin me Melisën.

Arzu e pyet Xhenetin nëse e ka falur vërtet. Xhenet i tregon se e ka falur dhe se e do shumë.

Arzu ndihet e lumtur me vajzat e saj pranë.

Seriali mbyllet me Arzun duke parë të lumtur Melisën duke kërcyer me Xhemin dhe Xhenetin duke kërcyer me Selimin.