Transmetuar më 19-03-2019, 13:34

Një histori seksi dhe droge me shokun 14-vjeçar të vajzës. Një grua 42 vjeçe nga provinca e Torinos në Itali, u arrestua nga policia këtë të hënë, nën akuzën e akteve seksuale me të mitur dhe për posedim të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se lidhja mes tyre zgjaste qysh prej dhjetorit të vitit 2017, deri në janar 2019.

Ishte xhaxhai i të miturit ai që zbuloi lidhjen mes nipit dhe gruas.

Po ashtu rezultoi se edhe fëmijë të tjerë ishin ftuar në shtëpi nga gruaja, për të tymosur marijuanë.

Por konfirmimi mbi akuzat erdhi për shkak të përgjimeve telefonike, shkruan noa.al.

Në to zbuloheshin biseda intime mes të miturit dhe gruas, por edhe me adoleshentë të tjerë të cilët i ftonte në banesë të tymosnin marijuanë. Për shkak të natyrës delikate të çështjes, emrat e të përfshirëve në këtë ngjarje nuk bëhen me dije. /a.y/noa.al