Transmetuar më 19-03-2019, 13:00

Shfrytëzonte profesionin e tij për të abuzuar seksualisht me pacientët. Një mjek pediatër u deklarua fajtor për abuzimin seksual me disa fëmijë, me moshë nga 8 deri në 12 vjeç, si dhe një foshnjë të sapolindur, gjatë kohës që ushtronte profesionin e tij.

Mjeku amerikan Johnnie Barto 71 vjeç, nga Johnstoën, në Pennsylvania, ishte shumë i vlerësuar në komunitetin e tij dhe prej vitesh kishte krijuar një reputacion të lartë.

Ngjarjet për të cilat akuzohet datojnë pas viteve ‘90-të, ku mbi 30 fëmijë, pësuan abuzim seksual nga mjeku.

Ishte viti 2000, kur u bën denoncimet e para nga ana e dy vajzave të mitura, të cilat treguan se ishin ngacmuar seksualisht, duke bërë që të nisin hetimet.

Pas këtyre denoncimeve mjeku pranoi abuzimet dhe për pasojë u pezullua nga detyra.

Barto pranoi se kishte një problem dhe se ishte i sëmurë pas këtyre veprimeve, duke kërkuar që të kurohet, shkruan noa.al.

Aktualisht ai ndodhet në burg teksa të hënën gjykata e shpalli fajtor, por në javët në vijim, pritet të jepet dënimi ndaj tij. /a.y/noa.al