Transmetuar më 19-03-2019, 11:13

Një burrë i cili mbeti i dëmtuar rëndë, pas një sulmi të egër ndaj tij, betohet se nuk do të kthehet më në shtëpi.

Paul McGregor, 55 vjeç, është në fazë rikuperimi në Glasgow Royal Infirmary, pasi u sulmua rreth orës 03.00 të mëngjesit të së shtunës që lamë pas në Germiston, Skoci.

Ai pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup, ndërkohë që njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor. Për shkak të dhunës së egër, McGregor nuk i hap dot sytë.

Një shok i tij tha se “Është e neveritshme që ti futesh në banesë dhe ti bësh keq. Ai është i njohur në zonë, por tani nuk do të kthehet në banesë dhe për këtë nuk mund ti vësh faj. Ai nuk do lëndonte kurrë njeri, kështu që pyes pse ia bënë këtë?”

Mendohet se Paul i ka njohur agresorët e tij dhe ka refuzuar t’i pranojë në banesë, kur dhe e kanë shtyrë me forcë dhe rrahur egërsisht. Mirëpo momentalisht ai nuk është në gjendje që t’i hapë sytë.

Pamjet e dhunës së Paul u publikuan në rrjetet sociale, duke i shprehur mbështetje pafund, teksa e cilësuan si një njeri të parrezikshëm dhe që nuk do ti bënte dëm askujt.

Kështu ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në mbështetje të tij, në mënyrë që ta marrë veten më lehtë dhe më shpejt, shkruan noa.al.

Sakaq policia ka arrestuar dy të rinj 17 dhe 18 vjeç, si të dyshuar për ngjarjen. /a.y/noa.al