Transmetuar më 19-03-2019, 08:59

Një sherr i furishëm i përfunduar në gjak, plasi në avion, pasi një grua hoqi këpucët gjatë fluturimit.

Një pasagjer i cili po fluturonte me një avion të ‘Ryanair’, sulmoi një tjetër, duke i kafshuar hundën, në një avion të nisur nga Glasgow Prestwick, Skoci, për në Tenerife, në ishujt Kanarie.

Gjatë fluturimit, një grua kishte hequr këpucët dhe një pasagjer kishte nisur të tallej me të. Brenda pak çastesh tonet u acaruan dhe pak më vonë, filloi konfrontimi fizik.

Gjithë skena e kësaj të diele, u filmua nga pasagjerë të tjerë dhe pamjet përfunduan në rrjetet sociale. Siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë, gjatë konfliktit dy burrat u gjakosën, duke krijuar panik mes njerëzve.

Burri i cili nisi të tallej me gruan, duket se ishte në gjendje të dehur dhe duke parë vajzën në vështirësi, ndërhyri i dashuri i saj, duke bërë që situata të degjeneroi.

Në këto kushte ndërhyri personeli i kabinës për të shuar sherrin, ndërsa dy personat e konfliktuar u ndaluan nga policia në Tenerife. /a.y/noa.al/