Transmetuar më 19-03-2019, 07:59

Bora Zemani është një prej moderatoreve më simpatike, e cila ka bërë për vete një publik të gjerë.

Me një trup dhe pamje për tu pasur zili, Bora cilësohet si një prej vajzave më të ëmbla të ekranit.

Por këtë të hënë ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në pamje.

Bora i ka prerë flokët shkurt, deri mbi supe, pas shumë vitesh që i mbante të gjatë.

Ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shpreh habi me pamjen e saj.

Duhet thënë se edhe flokët më të shkurtra, i shkojnë shumë moderatores, duke bërë që komentet pozitive ndaj saj të mos mungojnë. /a.y/noa.al