Transmetuar më 18-03-2019, 21:50

Një balenë është gjetur e ngordhur pasi kishte ngrënë 40 kg mbetje plastike. Balena është gjetur nga aktivistët në brigjet e Filipineve, dhe është cilësuar si një nga rastet më të këqija të helmimit.

Balena e ngordhur kishte në stomak qese, thasë orizi etj.

Balena ngordhi nga uria sepse nuk kishte qenë në gjendje të hante për shkak të plehrave që i kishin mbushur stomakun e saj, tha Darrell Blatchley, drejtor i  muzeut D’Bone

"Është shumë e neveritshme, ne kemi kryer ndërhyrje te 61 delfinë dhe balena në 10 vitet e fundit dhe kjo është një nga sasitë  më të mëdha të plastikës që kemi parë ndonjëherë në stomakun e një gjitari".

Grupi i aktivistëve  që u mor me ekzaminimin shprehet se filipinezët janë një nga ndotësit kryesor të oqeanit për shkak të përdorimit të plastikës.