Transmetuar më 18-03-2019, 17:25

U bënë 2 vjet tashmë që kur Bora Zemani i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Dj Vinin, me të cilin ka edhe një djalë, Arbori.

Megjithëse nuk ishte periudhë e lehtë ajo pas kësaj ndarjeje, për Borën rritja e Arborit ishte ngushëllim, sepse mendonte sa sapo të rritej edhe pak, ajo do ta kishte më të thjeshtë për të ekuilibruar kohën mes tij dhe punës.

Por nuk është tamam kështu. Ndonëse i vogël, Arbori ka nisur t’i kërkojë llogari së ëmës, “ku shkon”, “me kë?, “pse?”, “kur do kthehet?” e pyetje të tjera të kësaj natyre, të cilat, moderatorja e njohur e ekranit, më herët nuk i kishte menduar:

“Është deri diku e vërtetë, mendova që edhe pak sa të rritet, do ta kisha më të thjeshtë me të, sepse do kisha më shumë hapësirë, por jo. Sa më shumë rritet Arbori, aq më shumë rritet kërkesa e llogarisë ndaj meje, nuk mendoja se nuk do ishte kështu”, – tha Bora dje, në “E diell”.

Gjithashtu, Bora zbuloi se do të kthehet në ekran shumë shpejt me dy projekte; i pari është në formën e spektaklit, ndërsa tjetri, pa zbuluar shumë detaje, është një format që do t’i pëlqejë shumë publikut.