Transmetuar më 18-03-2019, 14:11

Një vajzë vetëm 7 vjeçe dyshohet se ka detyruar një shokun e saj të klasës që të bënin seks në banjat e shkollës.

Historia shikuese vjen nga Shalimar Elementary School në Walton Beach, të Florida, SHBA, ku e mitura akuzohet se ka sulmuar një bashkëmoshatarin e saj, për ta detyruar që të bënte seks me të në banjat e shkollës.

Ngjarja në fjalë është shënuar gjatë vitit shkollor 2015-2016, por vetëm javën e kaluar familja e fëmijës së abuzuar akuzoi shkollën për neglizhencë, duke e denoncuar.

Duke qenë se nuk mund të bënin fajtore për abuzimin një vajzë kaq të vogël, familjarët e të miturit, vunë nën akuzë mësuesit dhe gjithë personelin e shkollës, duke i akuzuar se nuk ishin në gjendje që të mbanin fëmijët nën kontroll dhe të ndalonin një abuzim të tillë.

Sipas prindërve të fëmijës, mësuesit kanë lejuar që fëmijët që të qëndronin shumë gjatë bashkë në banjë, ku dhe u konsumuan abuzimet seksuale, shkruan noa.al.

Aktualisht çështja është nën hetim, ndërkohë që shkolla dhe autoritetet nuk kanë pranuar të komentojnë akuzat. /a.y/noa.al