Transmetuar më 18-03-2019, 13:50

Filmoi veten teksa abuzonte seksualisht me një fëmijë 1 vjeç, vetëm për ti bërë qejfin të dashurit të saj.

Audra Mabel, një 34-vjeçare amerikane nga Florida, cilësohej si një edukatore model, por në fakt rezultoi krejt ndryshe, pasi abuzonte me fëmijë të vegjël, vetëm për të kënaqur të dashurin e saj. Ajo u arrestua të mërkurën e kaluar, në vijim të hetimeve për të dashurin e saj.

Historia e tmerrshme e abuzimeve u zbulua kur i dashuri i edukatores, 36-vjeçari Justin Ritchie, u akuzua për abuzimin me një djalë 12 vjeç.

Hetimet në ngarkim të tij, zbuluan një sërë materialesh të nxehta me fëmijë, mes tyre edhe një video ku Audra, shihej duke abuzuar seksualisht me foshnjën.

Denoncimi ndaj burrit, u bë nga një nga viktimat e epsheve të tij, pasi gruaja zbuloi se që të tre fëmijët e saj ishin përdhunuar nga pedofili, shkruan noa.al.

Kjo bëri që të nisin hetimet dhe mes shumë materialeve u zbulua edhe rasti i edukatores, e cila pranoi se e kishte përdhunuar fëmijën në vitin 2017 dhe se e kishte filmuar gjithçka, për të kënaqur të dashurin e saj. /a.y/noa.al