Transmetuar më 18-03-2019, 08:26

Prej muajsh ai ndodhet në burg, por kjo nuk e pengon të fejuarën e tij Kejsi që ti gjendet pranë dhe këtë gjë e shpreh vazhdimisht edhe në rrjetet sociale.

Këtë të diel ajo ka bërë një postim emocionues për njeriun e saj të zemrës, këngëtarin Stresi.

Teksa ka publikuar një foto të tyre, Kejsi shkruan, “Jetë të kam”.

Ndërkohë në një foto tjetër, shkruan, “Sikur 10 ditë, muaj apo vite të ishim larg, 100 do t’kisha pritur!”.

Stresi u arrestua vjeshtën e lënë pas më 17 tetor, në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e një hoteli, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë iu gjet kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Po ashtu reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Këngëtari rezulton se ishte përgjuar pas hetimeve për grupin “Bajri”.

Kjo pasi në përgjime ai rezulton se kishte thënë se e kishte hedhur pistoletën që mbante me vete pranë shkollës “Partizani”, duke i shpëtuar policisë. /a.y/noa.al