Transmetuar më 18-03-2019, 07:58
Ajo ishte gëzimi i dytë për ta, pas djalit Joel, duke ua kompletuar familjen.
Vajza e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, tashmë është rritur… ka mbushur 1 vjeç.
Ndërsa vogëlushja festoi përvjetorin e parë më 12 mars, prindërit menduan që festën t’ia organizonin të dielën, me gjasë për shkak të kohës më të lirë.
Ka qenë Ami ajo që ka publikuar momente nga festa e adhurueshme e vogëlushes Sia.
Një ambient i mbushur me tullumbace, fëmijë dhe njerëzit më të dashur për familjen.
Momenti më i bukur sipas Amit, ka qenë kur Sia ka nisur të lozte me tortën, ndërkohë që shihej e veshur me një fustan lozonjar dhe me flokët bishtaleca. /a.y/noa.al