Transmetuar më 17-03-2019, 23:42

Gjyste Vulaj është një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare.

Ajo njihet gjithashtu edhe për fizikun e saj perfekt, pavarësisht se vitet ecin.

E ftuar në “Why Not” në TV Ora, ajo ka zbuluar se çfarë do bënte nëse do kishte në dorë pak magji.

Fakti që është artiste dhe duhet të udhëtojë shpejt bën që në vendin e parë të renditet një automjet që ta dërgojë me shpejtësi nga shtëpia në koncert apo diku tjetër.

Gjystja nuk harroi të përmendte paqen në botë dhe dëshirën e tretë ia dedikonte meshkujve.

Për të, është e rëndësishme që të provojnë burgun që të mësojnë pak.

“Nuk janë të gjithë meshkujt njësoj, por ti fusim në burg ti mësojmë pak”, tha ajo./a.k/noa.al/