Transmetuar më 17-03-2019, 12:31

Vrasja e qenit të komshiut i kushtoi shtrenjtë një burri në Britani, që u dënua më pas me 9 vite burg.

Ai e vrau kafshën me shkop bejsbolli, ndërsa me herët kishte plagosur edhe një qen tjetër duke i nxjerrë syrin.

David C. Herbert, një-ish punonjës i marinës u dënua të premten për abuzimin fizik ndaj qenve të fqinjëve duke metoda çnjerëzore përfshirë acid dhe helm.

Në gusht të vitit të kaluar, 39-vjeçari u dënua për gjashtë akuza për mizori ndaj kafshëve, një akuzë për vjedhje, katër akuza për vandalizëm për dëmtimin e dy qenve të fqinjëve të tij, njëri prej të cilëve ngordhi.

Sipas autoriteteve Herbert sulmonte fqinjët e tij në afërsi të Oceanside në vitin 2017, duke i helmuar ose djegur qentë e me kimikate.

Policia tha se gjetën gjak në makinën e Herbert dhe në një shkop bejsbolli që i përkiste atij. /k.k/noa.al/