Transmetuar më 16-03-2019, 13:49

Një grua akuzohet se ka filmuar raportet seksuale që ka kryer me djalin e saj vetëm 4 vjeç, të cilat më tej i ka shitur.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçare ukrainase nga Vinnytsia, qytet buzë lumit Buh, e cila akuzohet se ua ka shitur videot pedofilëve.

Gruaja u arrestua nën akuzën e abuzimit seksual dhe për përhapje të materialeve pedo-pornografike.

Hetuesit gjetën në kompjuterin e saj pamje teksa bënte seks me të miturin, ndërkohë që çdo filmim e shiste për 100 euro.

Me anë të këtij aktiviteti, gruaja ka arritur të sigurojë 2500 euro, ndërkohë që pretendon se e ka bërë çdo gjë për shkak të vështirësive ekonomike.

“Isha e dëshpëruar dhe kur një grua më propozoi një punë me e-mail, më tha se duhet të kërkoja fëmijë për të xhiruar materiale të nxehta dhe do më paguante. Duhet ti filmonte teksa prindëerit ishin jashtë, ose ti sillte tek unë. Në atë moment, më pyeti nëse mund të fillonim me djalin tim, duke më bindur se nuk do kishte asgjë të çuditshme, kështu që praniova”, tregon gruaja, shkruan noa.al.

26-vjeçarja u arrestua këtë të martë, pas zbulimit të abuzimeve, ndërkohë që rrezikon dhjetë vite burg, teksa fëmija u dha për birësim. /a.y/noa.al