Transmetuar më 16-03-2019, 09:00

Vetëm pak javë më parë u fol se martesa mes George Clooney dhe Amal ishte drejt fundit.

Por çifti ka befasuar këtë të enjte, teksa janë shfaqur të dashuruar dhe të kapur për dore në një event bamirësie në Edimburg, Skoci.

Të veshur me finesë dhe në mënyrë elegante, çifti u shfaq gjithë kohës duke buzëqeshur.

Po ashtu ata shkëmbyen edhe vështrime të ëmbla mes tyre, duke u konfirmuar si një prej çifteve më të bukur të showbiz.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve binjakë, një djalë dhe një vajzë, të cilët po shkojnë 2 vjeç. /a.y/noa.al