Transmetuar më 14-03-2019, 13:31

Felicity Huffman është një ndër dhjetra personazhe të njohur në Kaliforni që është bërë pjese e skemës të mashtrimit të Universiteteve elitë si “Jeil”, “Stenford” dhe “Georgetown”.

Ajo dhe bashkëshorti i saj u kanë paguar për 7 vite, 25 milionë dollarë një shoqate në Kaliforni për të regjistruar dhe pranuar në provime vajzën e tyre në “Jeil”.

Kjo shoqatë e paligjshme përfshin 50 persona ndër ta 33 prindër, 13 trajnerë sportivë, dhe pedagogë që kanë pranuar rryshfet për të futur fëmijët e tyre por edhe të shumë njerëzve të tjerë në këto Universitete.

56-vjeçarja e cila u bë e njohur falë debutimit në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara” është vënë menjëherë nën pranga. Ajo pagoi rreth 250 milionë dollarë në mënyrë që të hetohet në gjendje të lirë derisa gjykata të marrë vendimin përfundimtar.

Të gjithë fëmijët e këtyre njerëzve që janë regjistruar në mënyrë të paligjshme në këto Universitete kanë zënë vendin e studentëve të shkëlqyer që kanë studiuar prej vitesh për të dhënë provimin e pranimit ndërkohë që bursat u kanë shkuar këtyre të parëve.