Transmetuar më 14-03-2019, 09:47

Pamjet që shihni më poshtë tregojnë pamje të rënda teksa një vajzë i lutet të dashurit të saj që të mos vdesë, pak pasi i nguli thikën.

Gjithçka pas një sherri mes çiftit jashtë Hotel La Cascada në Meksikë.

Në pamjet e filmuara nga një kalimtar i rastit i shihet i gjakosur dhe i shtrirë në tokë Erick Omar.

Pranë tij dëgjohet duke qarë e dashura e tij Sonia Amayrani Nunez Aguila 22 vjeçe, e cila e përqafon dhe i lutet të mos vdes.

E reja thotë se ishte e Erick ai që e goditi dhe u përpoq ta vriste dhe se ajo e goditi për tu mbrojtur, shkruan noa.al.

Pas kësaj i riu u dërgua në spital ku pas ndihmës së marrë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza u arrestua. /a.y/noa.al