Transmetuar më 13-03-2019, 19:55

Pulat kanë arritur që të vrasin një dhëlpër pasi u fut në kotecin e tyre. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një fermë në Francë, ku kafsha u sulmua për vdekje.

Dhelpra hyri në kotecin e 3 mijë pulave përmes një dere automatike që u mbyll menjëherë.

Shpendët filluan menjëherë sulmin me sqep deri sa arritën që ta ngordhnin, sipas kreut të shkollës bujqësore Gros-Chêne, Pascal Daniel.

Trupi i dhelprës së vogël u gjet ditën tjetër në një cep të kotecit.

"Kishte goditje në qafë, dhe plagë të shkaktuara nga sqepat e pulave,"-tha Daniel për agjencinë e lajmeve AFP.

Kotecet mbahen hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave e kalojnë kohën jashtë. /k.k/noa.al/

Furious French chickens team up to henpeck fox to death