Transmetuar më 13-03-2019, 13:52

“Më shumë se frikë, gjëja më dramatike e asaj dite është që e gjeta veten përballë një zgjedhje të tmerrshme, cilin nga dy fëmijët e mi të shpëtoja të parin”.

Një nënë e re e cila i shpëtoi një zjarri të furishëm që përfshiu makinën e saj, kujton ato momente të tmerrshme të 4 marsit, teksa mjeti ndodhej në një parkim të një qendre tregtare.

26-vjeçarjja angleze Emily Smith, nga Hull, kishte shkuar për të bërë pazarin bashkë me dy fëmijët e saj, vajzën Emmy-Leigh 3 vjeçe dhe djalin Joseph, vetëm 3 muajsh.

Sapo hipi në makinën ‘Renault Scenic’ të vitit 2007 bashkë me dy fëmijët, teksa po tentonte të ndizte makinën, pa një tym të madh nga pjesa e poshtme e veturës dhe më tej flakë. Një kalimtar i rastit hodhi mbi zjarr një shishe me pije me gaz që kishte në dorë, duke bërë që Emily të dalë dhe të arrijë të shpëtojë vajzën Emmy-Leigh e cila ishte zgjuar dhe që pa gjithçka që ndodhte.

Pasi nxori vajzën e terrorizuar, Emuly, u drejtua për në sediljen e pasme ku ndodhej djali i vogël, i cili po flinte në ndenjësen e tij. Për nënën e re ishin momente dramatike, të cilat asnjë prind nuk dëshiron ti përjetojë.

“Mundohesha të zgjidhja rripin e sigurisë përreth tij, por nuk mundesha. Shpëtuam nga vdekja vetëm për pak sekonda”, tregon gruaja, shkruan noa.al.

Pas zjarrit i cili shkatërroi totalisht makinën, parkingu i qendrës tregtare u evakuua menjëherë. Dyshohet se shkak për zjarrin u bë një shkëndijë elektrike në mjetin që gruaja e kishte blerë rreth një muaj më parë për pak më shumë se 1 mijë dollarë.

Kompania ku gruaja bleu makinën e rimbursoi me 300 sterlina ose rreth 450 dollarë. /a.y/noa.al