Transmetuar më 13-03-2019, 08:59

Një avion i ngritur nga Gedda në Arabinë Saudite dhe i drejtuar për në Kuala Lumpur të Malajzisë, u rikthye sërish në aeroport pak pasi ishte nisur, pasi një pasagjere kuptoi se kishte harruar djalin në sallën e pritjes së terminalit.

Gruaja në gjendje paniku kërkoi ndihmën e personelit të avionit, ku piloti kontaktoi me kullën e kontrollit dhe kërkoi leje për tu kthyer mbrapa.

Në një video tregohet edhe dialogu mes pilotit të avionit dhe kontrollorëve të trafikut ajror të Gedda.

“Zoti qoftë me ne. A mund të kthehemi?”, pyet piloti, shkruan noa.al.

Më tej dëgjohet kontrollori duke thënë se avioni kërkon leje për tu kthyer pasi një pasagjere ka harruar fëmijën në terminal dhe refuzon të vijojë udhëtimin.

Pas një pauze të shkurtër, avioni u autorizua që të kthehej mbrapa.

Historia e kësaj të hëne u mbyll me fund të lumtur dhe nëna arriti të marrë djalin dhe të rinisen sërish. /a.y/noa.al