Transmetuar më 12-03-2019, 21:57

Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Marmull të Gjakovës.

Mediat vendase raportojnë se ata janë qëlluar nga një person.

Sipas njoftimeve policore ka humbur jetën T.B., 40 vjeç dhe i plagosur ka mbetur A.N., 56 vjeç.

Gjithashtu njoftohet se i dyshuari është identifikuar si A.Gj., dhe është arrestuar nga Policia.

Gjithashtu është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Vijojnë hetimet nga autoritetet përkatëse. /a.k/noa.al/