Transmetuar më 10-03-2019, 08:19

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë Atlantike të cilat do të rikthejnë reshjet e shiut dhe të borës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimin e javës. 

E Diel 10 Mars 2019

Të dielën e sotme moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonën Veriperëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  maksimale deri  në 8-15 m/sek në bregdet.

Dallgëzimi  do të jetë i forcës 5  me  lartësi  vale 1,0 –2,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore         6/18°C 

Zonat e  ulëta          6/22°C

Zonat  bregdetare   9/22°C

E Diel 10 Mars  2019

Kosova për  ditën e Diel dt 10 Mars 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C  në mëngjes deri në 18 gradë Celcius në mesditë.

E Hënë 11 Mars 2019

Fillimi javës dt 11 Mars 2019 moti do të jetë i vranët dhe rreshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore, jugu pjesërisht qëndra do të jetë me vranësira dhe kthjellime.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  maksimale deri  në 25 m/sek në bregdet.

Dallgëzimi  do të jetë i forcës 6-7  me  lartësi  vale 2,0 –3,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat  do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore         5/17°C 

Zonat e  ulëta          7/19°C

Zonat  bregdetare   10/20°C