Transmetuar më 09-03-2019, 19:55
Një aksident i rëndë ka shkaktuar vdekjen e një personi në fshatin Shtedim të Podujevës, në Kosovë.
Mësohet se në ngjarje janë përfshirë dy makina, drejtuesit e të cilave po bënin gara shpejtësie.
Një dëshmitar ka thënë për mediat se sapo kishte kuptuar garën mes tyre, kishin lajmëruar policinë.
Viktimë ka mbetur një kalimtar i rastit që po ecte në trotuar.
Sipas policisë së Kosovës, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa për këmbësorin 73-vjeçar me inicialet J.Z, goditja ka qenë fatale. /k.k/noa.al/