Transmetuar më 08-03-2019, 19:02

Prej ditësh Shqipëria është karakterizuar nga një mot i mirë dhe me temperatura të larta.

Por, duket se dimri ende nuk është larguar. Reshjet e shiut, dhe ato të dëborës në zonat malore, do të rikthehen pas fundjavës.

Gjithsesi, e rëndësishme është që e shtuna dhe e diela do të kenë mot të mirë.

Sipas Meteoalb, pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.

Vlen të theksohet se pikërisht “dita e verës” pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit. /k.k/noa.al/